Mashtrim tregtar në Tetovë: 57-vjeçari humb 18 mijë euro nga “partneri” turk

Një 57-vjeçar nga rajoni i Tetovës ka raportuar në polici se është mashtruar nga një shtetas turk, me të cilin kishte lidhur marrëveshje për import të peletit për ngrohje.

Sipas SPB Tetovë, denoncimi është bërë më 23 tetor 2025, rreth orës 19:50. I dëmtuari ka deklaruar se ka pasur komunikim dhe marrëveshje biznesi me një person me inicialet Xh.D., pronar i një kompanie që merret me montimin e ashensorëve në objekte banimi.

Në bazë të marrëveshjes, 57-vjeçari ka kryer tre transaksione me vlerë të përgjithshme 18 mijë euro, për të cilat ishte premtuar porosia e peletit. Por pas marrjes së shumës, turku ka ndërprerë çdo kontakt.

“Sipas kallëzimit, i dyshuari e ka keqpërdorur marrëveshjen dhe paratë i ka marrë nën pretekstin e porosisë së mallrave, të cilat më pas i ka shitur diku tjetër,” thuhet në njoftimin e policisë.

SPB Tetovë bën të ditur se janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e autorit të mashtrimit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com