Friday, May 3, 2024
spot_img

MATURANTËT NGA SHKOLLAT E MESME NË SHKUP “MARIJA KIRI-SKLODOVSKA” DHE “DR. PANÇE KARAGJOZOV“ U NJOFTUAN ME PROGRAMET STUDIMORE TË UNT

Në suaza të promovimit të programeve studimore pedagogët e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup para maturantëve të ShMQSh “Marija Kiri Sklodovska” dhe “Dr. Pançe Karagjozov” në Shkup prezantuan platformën akademike para maturantëve.
Gjatë takimit me maturantët Prof.Inor.dr. Fati Iseni, Prof.Inor.dr. Ollga Popovska, Doc.dr. Majlinda Axhiu, Doc.dr. Arita Sabriu Haxhijaha, Doc.mr. Genta Mirzo, Mr. Arjan Ganiji dhe Mr. Suat Ibishi për së afërmi diskutuan për përmbajtjen e programeve studimore, kushtet për regjistrim dhe studim në universtetin tonë, mundësitë që ofrohen për studentët e UNT-së përmes programit Erasmus+, si dhe për marrëveshjet e bashkëpunimit në kuadër të të cilave u jepet rëndësi punës pratike, bursave dhe shkëmbimeve studentore.
UNT falënderon stafet e shkollave të mesme në krye me përgjegjësit e paraleleve për organizimin dinjitoz që iu ofrua Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Maturantet u ndanë të kënaqur me informacionet që morrën rreth mundësive dhe programeve të studimit që ofron UNT, gjë që iu ndihmon atyre të bëjnë zgjidhjen e duhur për profesionin dhe të ardhmen e afërm të tyre.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT