Bojan Ilievski luajti për gjatë 90 minutave me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, që në arenën “Todor Proeski” mundi sot Lihtenshtejnin me rezultatin 5:0…
Mbrojtësi i Struga Trim Lum, Bojan Ilievski, ishte startues në formacionin e përfaqësueses futbollistike të Maqedonisë, që sonte në arenën “Todor Proeski” në kuadër të ndeshjeve eliminatore për Botërorin e vitit 2026, mundi Lihtenshtejnin me rezultatin 5:0.
Ilievski e nisi ndeshjen që nga minuta e parë, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm, ndërsa paraqitjen e tij të mirë, e kurorëzoi me një asist në golin e dytë të shënuar nga kapiteni Enis Bardhi në minutën e 52-të.
Ndryshe, përveç Bardhit, në listën e golashënuesve u regjistruan edhe Elif Elmas, Lirim Qamili, Darko Çurlinov dhe Luka Stankovski.
Me këtë fitore Maqedonia ruan pozitën e parë në renditjen e grupit “J” me 11 pikë, një më shumë se Uellsi i vendit të dytë, derisa Lihtenshtejni mbetet në pozitën e fundit me 0 pikë.
Për Bojan Ilievski, ndeshja e sotme ishte e 7-ta me fanellën e përfaqësueses së Maqedonisë, dhe e katërta që e nis si titullarë.