Me një atmosferë të veçantë artistike u mbajt nata e dytë e “Ditëve të Fëmijëve” në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”

Në kuadër të manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, sonte në Sheshin Skënderbeu u zhvillua nata e dytë e programit “Ditët e Fëmijëve”, e cila mblodhi qindra qytetarë, prindër, mësimdhënës dhe dashamirë të kulturës.

 

Përmes këngëve, valleve, recitimeve dhe paraqitjeve artistike, nxënësit e shkollave fillore dhe talentët e rinj sollën para publikut një program të pasur kulturor, duke dëshmuar kreativitetin, përkushtimin dhe potencialin e brezave të rinj.

 

Atmosfera festive, pjesëmarrja e madhe e qytetarëve dhe energjia që mbizotëroi gjatë gjithë mbrëmjes e shndërruan Sheshin Skënderbeu në një hapësirë të gjallë ku arti dhe kultura u bënë pikë takimi e komunitetit.

“Ditët e Fëmijëve” do të përmbyllen nesër me ekspozitën e punimeve artistike të nxënësve të shkollave fillore të Çairit dhe programin kulturor që do të zhvillohet në kuadër të “Verës Kulturore të Çairit 2026”.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT