Mela bashkë me kryeministrin Mickoski dhe zyrtarë të tjerë takojnë banorët dhe sipërmarrësit në Dibër

Dje, Fisnik Mela së bashku me kryeministrin Hristijan Mickoski, kryetarin Zeqirija Ibrahimi, ministrin Orhan Murtezani, deputetin Bekim Sali dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe kuvendit, zhvilluan vizita në disa biznese vendore në Dibër.

Qëllimi i vizitës ishte të vlerësohet potenciali ekonomik i rajonit dhe përkushtimi i njerëzve që duan të ndërtojnë të ardhmen në Dibër.

Gjithashtu, delegacioni vizitoi edhe fshatrat Kosvrast dhe Mogorçë, ku u zhvilluan biseda me banorët mbi programin zhvillimor Dibra 2025–2029, i cili synon të sjellë zhvillim ekonomik, mirëqenie dhe mundësi për çdo qytetar.

“Një zë, për Dibrën 7✍️,” shkroi Fisnik Mela, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetin lokal për realizimin e projekteve zhvillimore.

Ky aktivitet nënvizon angazhimin e qeverisë dhe liderëve lokalë për forcimin e ekonomisë vendore dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e Dibrit.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT