Kandidati i koalicionit VLEN për Komunën e Dibrës, Fisnik Mela, ka nisur fushatën zgjedhore në terren me takime “derë më derë” në lagjen Venec 2, së bashku me bartësin e listës për këshilltarë, Afrim Krkutin.
Gjatë takimeve me qytetarët, Mela theksoi se entuziazmi dhe mbështetja e dibranëve janë dëshmi se qyteti kërkon ndryshim të vërtetë dhe zhvillim të qëndrueshëm.
“Takimet me qytetarët na japin energji dhe besim se Dibra e do ndryshimin dhe do të ndryshojë për mirë në katër vitet e ardhshme,” deklaroi Mela.
Ai shtoi se programi i VLEN-it për Dibrën është i qartë, realist dhe i fokusuar në zhvillimin ekonomik, infrastrukturën dhe mirëqenien e qytetarëve.
Fushata vazhdon me moton “Një zë për Dibrën – 7️⃣”, duke theksuar unitetin dhe përkushtimin për ndryshimin.