Memet Seferi kandidat i VLEN-it për kryetar të Komunës së Vrapçishtit

Një ditë e begatë e fushatës po përmbyllet me një lajm të mirë për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Me propozim të degëve të VLEN-it të Komunës së Vrapçishtit dhe me miratim të lidershipit të VLEN-it, kandidat për kryetar i kësaj komune, me shumë gjasë edhe kryetar i ardhshëm, do të jetë avokati i njohur Memet Seferi.

Profesionalizmi në fushën e drejtësisë, përvoja në sektorin joqeveritar dhe angazhimi publik për të drejtat e njeriut janë letërnjoftimi i kandidatit Memet Seferi për Komunën e Vrapçishtit.

Pas një qeverisjeje që ka lënë shumë për të dëshiruar, qytetarët e Vrapçishtit mund të presin ditë më të mira.
Urime dhe na priftë e mbara!

📌 Zeqirja Ibrahimi, përfaqësues i koalicionit VLEN, u shpreh i kënaqur me këtë zgjedhje dhe mbështetje.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com