Menduh Thaçi paralajmëron zbardhjen e “lutjeve” për Mickoskin dhe emisarëve të biznesit

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në emisionin Debat21 për Frontin Europian paralajmëroi se në paraqitjen e tij të ardhshme publike do të zbardhë detaje rreth përpjekjeve për të bindur partinë e tij dhe të tjerët për të hyrë në Qeveri.

“Do të tregoj sa herë e kanë lutur Mickoskin, me emra dhe mbiemra, biznesmenë nga Shkupi, njerëz nga Shqipëria. Do të tregoj se si kanë pranuar të bëhen pjesë e Qeverisë edhe pa kryetar të Parlamentit, kush ka qenë dhe si ka qenë,” tha Thaçi.

Ai shtoi se këtë herë do të ndalojë me kaq, ndërsa informacionet më të hollësishme do të dalin në paraqitjen e tij publike të radhës.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com