Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi, në emisionin Debat21 parashikoi se pas zgjedhjeve lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, do të përballet me humbje elektorale dhe se kjo do ta bëjë më të gatshëm për të diskutuar idetë e tij.
“Unë mendoj se duhet të ulem me zotëri Ahmetin sepse pas zgjedhjeve ai do të jetë më i bindur drejt idesë sime, për shkak se do të pësojë katastrofë elektorale. Njerëzit kur humbin janë më të logjikshëm, ndërsa kur fitojnë shumë janë më euforikë,” tha Thaçi.
Ai shtoi se kjo periudhë do të krijojë mundësi për dialog më racional mes palëve.

