Saturday, July 27, 2024
spot_img

Mentor Mazrekaj një futbollistë i lirë

Mazrekaj me fanellën e Struga Trim Lum zhvilloi gjithsej 34 ndeshje, 26 prej të cilëve në kampionat, aty ku regjistroi edhe 2 gola dhe 1 asistim….

Mentor Mazrekaj nuk është më pjesë e Struga Trim Lum. Të njëjtit i përfundon kontrata, ndërsa e njëjta nuk është vazhduar, ashtu që tashmë ai është i lirë për të gjetur një mjedis të ri.

Mazrekaj skuadrës tonë iu bashkua verën e vitit të kaluar, duke qenë pjesë edhe e ndeshjeve europiane, aty ku arritëm të luajmë deri në fazën “play-off” të Liga Europa, ndërsa gjithashtu kontribuoi edhe në ndeshjet kampionale, aty ku Struga Trim Lum u shpall sërish kampione.

Mazrekaj me fanellën e Struga Trim Lum zhvilloi gjithsej 34 ndeshje, 26 prej të cilëve në kampionat, aty ku regjistroi edhe 2 gola dhe 1 asistim.

Neve si skuadër e falënderojmë për kontributin e dhënë, duke i uruar suksese në vazhdimësi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT