Mesi i jep fund spekulimeve: Nuk kthehet në Argjentinë, vazhdon karrierën në MLS

Lionel Mesi, ylli argjentinas 38-vjeçar, ka vendosur për të ardhmen e tij dhe nuk do të ketë një “fund romantik” në Argjentinë, siç shpresonin tifozët e vendit të tij. Mesi zyrtarizoi sot rinovimin e kontratës me Inter Majemi, duke dhënë fund spekulimeve për një rikthim në ndonjë klub argjentinas në fundin e karrierës.

Inter Majemi njoftoi se ylli argjentinas ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin e MLS deri në vitin 2028, periudhë gjatë së cilës pritet të përfundojë edhe karrierën e tij që e bëri legjendë në futbollin botëror.

Ky rinovim përfaqëson një goditje të rëndësishme për imazhin e MLS-së, që është rritur ndjeshëm që nga ardhja e Mesit, por edhe për klubin e Dejvid Bekamit, i cili synon të bëhet forca kryesore në futbollin amerikan.

Rinovimi heq edhe dyshimet për pjesëmarrjen e Mesit në Kupën e Botës 2026, pasi më parë ai kishte lënë të kuptohej se mund të mos vazhdonte me përfaqësuesen e Argjentinës nëse nuk ndjehej mirë fizikisht. Kontrata e re tregon se Mesi është larg fundit të karrierës së tij, duke bërë të sigurtë praninë e tij me kombëtaren argjentinase.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com