Thursday, May 2, 2024
spot_img

Mexhiti me akuza të rënda ndaj Artan Grubit dhe BDI-së për ligjin e kasinove?

Mexhiti me akuza të rënda ndaj Artan Grubit për kasinot?

Aparatet e reja për kasiono janë gati, po presin ligjin që të kaloj.

Deputeti nga partia LD Izet Mexhiti  sot në pres konferencë në Kuvend rëndë e akuzoi BDI-në dhe njerëzit e Artan Grubit për ligjin e propozuar në Kuvend për lojrat e fatit.

Mexhiti theksoi se bëhet mashtrim me Ligjin për kasinot të cilët duhet të jenë 500 metra larg objketeve shkollore, sipas Mexhitit ata do të jenë edhe më afër shkollave.

“Propozim Ligji në nenin 10 parasheh largimin e objekteve për bastore, por jo edhe të kasinove që parashihet minimum 500 metra në distancë nga objketet e shkollave të mesme dhe fillore.

Mexhiti potencoi se në nenin 10 të Ligjit bëhet ndarja dhe lloji i lojrave të fatit duke lënë hapsirë për të lulëzuar akoma më shumë kasino, ky nen qëllimisht nuk i përfshinë kasinot.

“Pra ky Nen me qëllim nuk i përfshin kasinot, me hyrjen në fuqi të këti ligji, Artan Grubi do i mbyll gjoja disa bastore për ti hapur rrugë për bizesin e kasinove, ekskluzivisht për një ekip të nëntokës Sërbe, pra pro Sërbisë përmes Rusisë.

“Neni për largimin e lojrave të fatit 500 metra larg shkollave nuk i përfshin kasinot, pra kto jo që do t’i ulë numrin por do t’i rrit”, nënvizoi Mexhiti në pres konferencë.

Ai urgjentisht kërkoi nga klani Sicilian që të heq dorë nga masakrimi që i bëhet popullatës, dhe urgjentisht kërkoi që të hiqen jo vetmë bastoret 500 metra por edhe kasinot.

“Artani me sukses po i zbaton projektin cdo shtëpi nga një kasino, duke i dhënë 4 licenca online kasinove, ku ortak është Përparim Bajrami i cili i zbaton urdhërat e klanit.

Ai shpalosi disa emra të “Lotarive Online” që kanë marrë licence brenda këtyre muajve.

“ Të dhënat e 4 kasinove ortak është marioneta e Artan Grubit, ku një nga këto kompani është e themeluar bashkë me kazinot Mozzart nga Beogradi, kurse tre kompani tjerë po ashtu përfaqësues të nëntokës Bullgare dhe Malazeze”.

  1. Lotaria Shtetërore, Mozzart Shkup e themeluar në Janar 2024
  2. Lotaria Shtetërore, Vezuv SHA Shkup, themeluar Janar 2024.
  3. Lotaria Shtetërore, 77 Bit LLC, themeluar Dhjetor 2023

Sipas Mexhitit, dokumentacionet në vijim, bashkë me marionetat e Artan Grubit, dhe personave të tjerë të lidhur me BDI-në  janë zyrtarisht ortak në kto biznese të licencuar nga Qeveria për online kasino.

“Me cdo kusht tentojnë ta kalojnë ligjin për lojrat e fatit me Ligj Evropian apo po pa Ligj Evropian, sepse kanë invesuar shumë në aparatet e reja diku mbi 8 milonë euro që është në objektin Festina në Vizbeg, objekt e blerë nga një person i BDI-së, ku aparatet janë gati dhe presin që të kalon ligji dhe të lulëzon biznesi” theksoi Mexhiti.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT