Saturday, July 27, 2024
spot_img

Mexhiti për Euronews Albania: BDI -në e ka kapluar histeria nga humbja e zgjedhjeve të dyfishta

Në vazhdën e intervistave të shumta për mediat në Shqipëri dhe interesimit  shtuar për opozitën e bashkuar shqiptare më Maqedoninëne Veriut, e cila pritet të jetë pjesë e qeverisë pas 8 majit, lideri i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti sonte dha një intervistë ekskluzive për televizionin prestigjoz Euronews Albania.

I pyetur se çfarë po ndodh në Maqedoninë e Veriut, z. Mexhiti siguroi qytetarët e Shqipërisë se shqiptarët këndej kufirit po përballen me dy opcione politike dhe reforma pas fitores së opozitës shqiptare në zgjedhjet parlamentare e 8 majit.

’20 vite ka pasur monopol të një partie politike e cila më i ngjason Llukashenkos në Bjellorusi dhe merr ngjyrime komuniste. Te shqiptarët e Maqedonisë po ndodh demokracia, po ndodh ndryshimi dhe kjo është e shëndetshme për proceset demokratike’, tha Mexhiti.

I quajtur nga moderatorja krahu i djathtë i Kurtit, Mexhiti tha se nuk është vetëm kryeministri kosovar pjesë e ndikimit, por se aty është edhe Rama dhe Meta.

‘Kushtetuta e Shqipërisë obligon që shteti të merret me shqiptarët jashtë Shqipërisë, ndërsa Kushtetuta e RMV-së na karakterizon si pjesë e popullit shqiptar, dhe nga këtu nuk shof asgjë të keqe që të mos bashkëpunmojmë mes nesh në kampin shqiptar në Ballkan. Që tek partia e parë PPD, kemi ndërhyrjen e shtetit shqiptar që e përçau ate dhe krijoi PDSH-në’, tha lideri i LD-së Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se asgjë e keqe nuk po ndodh përveç histerisë së BDI- së e cila është dukshëm e frikësuar nga humbja që do të përjeton në zgjedhjet e dyfishta.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT