Mexhiti prezantoi “Programin planifikues për ajër më të pastër 2025–2030” 

Shkup, 16 dhjetor, 2024 – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor e prezantoi sot Programin planifikues për ajër më të pastër 2025–2030.

 

Programi është përgatitur në 8 segmente, dhe për secilin prej tyre janë parashikuar dhe planifikuar projekte, për të cilat janë caktuar afate për fillimin e realizimit, periudha në të cilën duhet të përfundojë, si dhe institucionet përgjegjëse që do të jenë të ngarkuara për arritjen e rezultateve të pritshme.

 

 

 

„Ne i kemi identifikuar shkaktarët, por gjithashtu i kemi definuar aktivitetet prioritare që në periudhën afatmesme dhe afatgjate duhet të zgjidhin problemin me cilësinë e dobët të ajrit ambiental në shumë qytete dhe vendbanime në shtet,” deklaroi Izet Mexhiti, Zëvendnëskryeministër i Parë dhe ministër e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

 

Ai mëtej tha: „Nuk po flas për një periudhë afatshkurtër, sepse kjo është e pamundur dhe nuk dua të premtoj zgjidhje që nuk do të mund t’i realizojmë në afat. Ky është një problem kompleks që për vite me radhë ka qenë i margjinalizuar, në periudhën kur mund të ishin parandaluar shumë pasoja me masa më të thjeshta. Tani jemi në fazën kur për zgjidhjen e këtij problemi, për të cilin qytetarët gjatë viteve të fundit kanë shfaqur shqetësim të lartë, do të duhet të qasemi në mënyrë të thellë dhe precize. Kjo do të thotë përfshirjen e të gjitha institucioneve që kanë kompetenca në këtë fushë.”

 

Në konferencën e sotme për media morën pjesë edhe ministrat për Pushtet Lokal, Zllatko Perinski, ministrja e Energjetikës, Miniserave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, zv ministrja e Transportit dhe Lidhjeve Kaltrina Zekolli, zv ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ane Llashkovska, ministritë përkatëse të të cilëve do të jenë të përfshira në realizimin e projekteve. Koordinimi kompleks i të gjitha institucioneve të përfshira, në lidhje me kompetencat, procedurat dhe funksionimin individual të tyre, do të drejtohet nga Ministri Izet Mexhiti.

 

„Unë si ministër do të insistoj për angazhimin dhe përfundimin e tyre, kryesisht në fushën time, por gjithashtu do t’i koordinoj, ndjek dhe inkurajoj aktivitetet si Zëvendëskryeministër në të gjitha institucionet që do të kenë pjesën e përgjegjësisë për implementimin. Bashkëpunimi i të gjithë ekspertëve për këtë çështje është i nevojshëm, si dhe mbështetja dhe përfshirja e qytetarëve. Kjo është gjithsesi një betejë e përbashkët, e cila duhet të rezultojë me një cilësi më të mirë jetese për të gjithë qytetarët”, deklaroi Mexhiti.

 

Në Programin për ajër më të pastër, si shkaktarët kryesorë të ndotjes së ajrit në territorin e shtetit janë identifikuar: djegia e karburanteve të ngurta, djegia e drurit dhe karburanteve të tjera në ngrohjet shtëpiake, djegia e karburanteve të ngurta në industri, djegia e karburanteve të lëngshëm më të rënda, trafiku (automjete me naftë), djegia e naftës dhe karburanteve ekstra të lehta (në kaldaja dhe furra).

 

Analizat e kryera gjatë periudhës së kaluar konfirmojnë se ndotja e ajrit është rezultat i vështirësisë në shpërndarjen e ajrit, fenomenit të inverzionit atmosferik gjatë muajve të dimrit; faktorëve urbanistikë, pozicioneve dhe lokacioneve të objekteve të ndërtuara, ku disa emetues të mëdhenj janë vendosur në qendrat urbane, si dhe organizimi urbanistik i objekteve që nuk mundëson një pastrim të lehtë të ajrit dhe de

përtimin e erës.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights