Saturday, June 15, 2024
spot_img

Mexhiti: Qeverisja jonë do të jetë pragmatike, qytetari do ta ndjejë ndryshimin

Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se opozitarizmi nuk është rrugë e lehtë, ndërsa ka shprehur skepticizëm se kjo përbërje e Frontit Evropian do të dijë ta bëjë këtë për shkak moshës së tyre.

Ai tha se po vjen një gjeneratë e re e cila do të jetë pragmatike, praktike dhe e veprimit për ta ndje ndryshimin.

Mexhiti tha se ata do qasja e tyre nuk do të jetë vetëm ndërrimi i figurave dhe të rrinë në simbolik por të jetë politik, që do ta ndjej qytetari, biznesmeni, arsimi.

Izet Mexhiti, tha se Qeveria e ardhshme parashikon mbylljen e problemeve elementare të komunave, për t’ju afruar standardeve evropiane.

“Për të mbyllur temat e nevojave elementare, do të ndahen 1 miliard euro në katër vitet e ardhshme për projekte konkrete komunale, ku vitin e parë do të jenë 250 milionë euro, dhe për qëndrimi jonë ka qenë që të marrim 30% e asaj, që nëse e shndërrojmë në numra të jetë diku 70 milionë euro, që mund të zgjedhim mjaft probleme komunale pa dallim se kush i udhëheq ato komuna”, ka deklaruar Mexhiti.

Ai tha se e mira e kësaj qeverisje do të jetë se do të jetë një restart për shkase nuk do të jetë as Nikolla Gruevski e as Ali Ahmeti , por që sipas tij, do të jetë qeveri e gjeneratës së re që premton.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT