Mexhiti takon ministrin turk Fidan: Thellojmë bashkëpunimin ekonomik dhe investimet

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, gjatë vizitës zyrtare në Stamboll, u takua me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan, ku u ritheksua partneriteti strategjik midis dy vendeve.
Në fokus të diskutimeve sipas Mexhitit ishte forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe nxitja e investimeve.
Të dy palët theksuan rëndësinë e projekteve të përbashkëta dhe hapave konkretë për zgjerimin e tregtisë dypalëshe.
“Vlerësojmë Deklaratën e nënshkruar në Stamboll për Këshillin e Nivelit të Lartë për Bashkëpunim si një hap të rëndësishëm drejt një partneriteti afatgjatë dhe të qëndrueshëm,” ka shkruar Mexhiti pas takimit.