Saturday, July 27, 2024
spot_img

Mexhiti: Tre-katër deputetë të Frontit Evropian do të kalojnë në Vlen

Kreu i Lëvizjes Demokratike, partia që është pjesë e koalicionit “Vlen”, Izet Mexhti theksoi se tre e katër nga gjithsej 18 deputetë që “Fronti Europian” mori mandate në zgjedhjet parlamentare, kanë vendosur t’i bashkohen partisë së re shumicë.

Në një intervistë për televizionin “A2 CNN” në Shqipëri, Mexhiti nuk ka dashur të zbulojë emra, por ka thënë se për momentin dy partitë turke që janë pjesë e koalicionit me BDI-në nuk do të mund të qëndrojnë në opozitë për katër vite.

– Mund të them se nga 18 deputetët që fitoi “Fronti Europian”, tre apo katër me një këmbë janë pjesë e mazhorancës së re. Tani nuk do t’i them emrat, por atje janë dy parti turke dhe komuniteti turk nuk ka kapacitet dhe potencial për të qëndruar katër vjet në opozitë. Ata sigurisht e shohin veten në qeverinë e ardhshme. Janë edhe disa deputetë të tjerë që janë me Ahmetin, të cilët në të kaluarën kanë luftuar dhe vrarë njëri-tjetrin, duke shkaktuar viktima te shqiptarët dhe pasoja të rënda. Ata janë bashkë tani për tani, ata u bashkuan për të mbijetuar. Por misioni i Frontit Evropian ka dështuar, tha Mexhiti.

Deputetët e rinj të “Frontit Europian” Sali Murati dhe Bejcan Ilyaz nga Lëvizja e Turqve dhe Partia Demokratike e Turqve kanë mohuar për disa media se do të ndryshojnë palë. Ata thonë se do të vazhdojnë të veprojnë si deputetë që janë pjesë e “Frontit Europian”, ndërsa theksojnë se koalicioni “Vlen” ka injoruar komunitetet tjera etnike dhe i ndan votat në baza etnike.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT