Kryetari i Lëvizjes VLEN, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me familjen e Veli Tushës, një prej familjeve më të nderuara dhe të respektuara të fshatit Serovë.
Në atmosferën mikpritëse të kësaj familjeje, Mexhiti bashkë me përfaqësues të tjerë të VLEN-it biseduan për zhvillimet në vend, për nevojat dhe prioritetet e lagjes, si dhe për mënyrat konkrete për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve.
“Mbështetja dhe angazhimi që ndjeva nga të pranishmit janë rezultat i besimit të ndërtuar në terren, përmes bashkëpunimit të hapur dhe komunikimit të vazhdueshëm me banorët,” u shpreh Mexhiti, duke falënderuar familjen Tusha për mikpritjen dhe respektin.
Ai theksoi se takime të tilla janë thelbi i një qeverisjeje të përgjegjshme dhe të ndershme, sepse aty lindin zgjidhjet reale për komunitetin.
“Bashkë do të vazhdojmë të ndërtojmë një qeverisje që dëgjon qytetarët dhe punon për ta – ashtu siç e meriton ky vend,” deklaroi Mexhiti.