Home VENDI Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit, po punojmë që nga...

Mickoski: Çmimi i energjisë elektrike nuk u rrit, po punojmë që nga janari të bëhet më i lirë

6

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske në lidhje me akuzat e Venko Filipçes se na pret një vjeshtë e vështirë në planin energjetik dhe se pritet çmim më i lartë i rrymës, deklaroi:

 

“Shikoni, supozoj se ata do të vazhdojnë në një mënyrë të tillë të bëjnë politikë. Ju kujtohet, ata flisnin se do të shkonim drejt falimentimit në vitin 2024, por nuk shkuam drejt falimentimit. Pastaj thoshin se në vitin 2025 me siguri do të shkonim drejt falimentimit, ndërkohë që arritëm rezultatin historik më të madh dhe rritje. Tani shpërndajnë të njëjtën tezë se në vitin 2026 me siguri do të shkojmë drejtfalimentimit, por ja përsëri kam një lajm të keq për ta, jo vetëm që nuk do të shkojmë drejt falimentimit, por do të shohin gjithnjë e më shumë projekte si ky, duke u realizuar.

Dhe kështu deri në fund të kësaj Qeverie, e më pas edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kjo Qeveri do të fitojë dhe përsëri do të jetë Qeveri. Gjithashtu, nëse ju kujtohet, flisnin se në mars-prill do të vinin migrantë. Nga Britania e Madhe do të vinin migrantë, ja ku jemi, jemi në mes të korrikut, migrantë nuk ka. Përsëri shpërndanin histeri, përsëri përpiqeshin në atë mënyrë të bënin politikë. Disa ditë me rradhë po dëgjojmë se si dilerit nga Koçani i është hapur dritarja dhe është arratisur. Ja, dje është arrestuar, është dërguar aty ku i takon, në burg. Njësoj si ata që u gjetën në Durrës dhe u sollën edhe këtu. Do të përballemi me një situatë të apsurde nga ana e opozitës. Sa më shumë gënjejnë, aq më shumë fundosen. Dhe qytetarët do ta dëshmojnë këtë dhe ne duhet të mësohemi me këtë lloj politike jokreative dhe të papjekur. Ne nuk guxojmë t’i kushtohemi këtij lloji të përhapjes së të pavërtetave.

 

Ne e kemi një qëllim dhe duhet të synojmë drejt atij qëllimi. E qëllimi ynë është si ta bëjmë më të mirë jetën e qytetarëve. Dhe këtu unë nuk do të kem asnjë dilemë, derisa të jem unë kryetar i Qeverisë. Kështu që ky është prioriteti ynë dhe në drejtim të atij prioriteti do të lëvizin politikat e kësaj Qeverie. Ndërsa komentet, koment i mjaftueshëm është që, ja tashmë është viti i tretë që fillojmë nga mandati, çmimi i energjisë elektrike për qytetarët, jo vetëm që nuk është shtrenjtuar, por po përpiqemi të gjejmë formulë që nga muaji janar që ta bëjmë më të lirë. Ndërsa në kohën e Qeverisë së LSDM dhe BDI, ajo u rrit për një të tretën, flas për çmimin e energjisë elektrike. Këto janë rezultate dhe shifra të matshme dhe të krahasueshme. Sipas kësaj ne mund të bëjmë krahasime, e jo mbi bazën e retorikës së rreme politike.”