Mickoski, Sali dhe Rokas diskutojnë hapat e ardhshëm drejt BE-së me ambasadorët evropianë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, Bekim Sali, së bashku me Kryeministrin Hristijan Mickoski dhe Ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së. Ky takim shërbeu si një platformë për të bashkërenduar hapat rreth Agjendës Reformuese, e cila mbetet prioriteti kryesor i institucioneve në rrugën drejt integrimit evropian.

 

Në qendër të diskutimeve ishte dinamika e implementimit të reformave nga ana e institucioneve kompetente, si pjesë e përgatitjeve intensive për raportin e radhës të Komisionit Evropian, i cili pritet të publikohet në muajin korrik. Përfaqësuesit qeveritarë dhe diplomatët evropianë shkëmbyen mendime mbi progresin e arritur dhe nevojën për rezultate konkrete, duke siguruar një proces transparent dhe të përshpejtuar drejt përmbushjes së standardeve evropiane.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT