Mickoski: Takimet me partnerët e koalicionit janë të rregullta, së shpejti do të ketë informacione për rikonstruimin qeveritar

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar se takimet me partnerët e koalicionit zhvillohen rregullisht dhe se shumë shpejt opinioni do të njoftohet për ndryshimet e mundshme në përbërjen qeveritare.

I pyetur për zërat që flasin se Muhamet Hoxha mund të emërohet në vend të Izet Mexhitit në postin e ministrit të Ekologjisë, Mickoski u shpreh shkurt se “gjithçka do të dihet në ditët në vijim”.

“Nëse do të kisha diçka më shumë për të thënë, do ta kisha thënë që në pyetjen e parë,” u përgjigj Mickoski.

Sa i përket komunave ku zgjedhjet dështuan, ai theksoi se kjo çështje është diskutuar dhe se personat e besuar do të caktohen në periudhën e ardhshme.

(KohaNews)

TË NDRYSHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com