Microsoft lançon përditësimin 2025H2 të Windows 11-ës

Microsoft thotë se Windows 11 2025 përfshin avancime të konsiderueshme në identifikimin e dobësive të sigurisë falë kodimit të asistuar nga AI.

Çfarë të mire ka një përditësim nëse nuk sjell asgjë të re? Kjo është pyetja që të gjithë po bëjnë për përditësimin Windows 11 2025 që kompania filloi ta dërgojë ditën e sotme.

Microsoft thotë se është një përditësim që sjell veçoritë e versionit 24H2 të vitit të kaluar për ata përdorues që kanë refuzuar ti aktivizojnë.

Microsoft thotë se Windows 11 2025 përfshin avancime të konsiderueshme në identifikimin e dobësive të sigurisë falë kodimit të asistuar nga AI.

Gjithashtu përditësimi i ri heq PowerShell 2.0 dhe Windows Management Instrumentation Command-Line. Këto janë veçori të vjetra që shumica e përdoruesve nuk i kanë shfrytëzuar asnjëherë.

Siç zakonisht ky përditësim vjen në valë ku e para përfshin përdoruesit e pajisjeve 24H2 që kanë aktivizuar opsionin “Get the latest updates as soon as they’re available” në Windows Update.

Tani që Microsoft është zhvendosur drejt një axhende përditësimesh më të shpeshta, mund të prisni veçori të reja për Windows 11 25H2 në muajt në vijim.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT