Migjeni dhe Drenoveci të bashkuar për Fitoren e Madhe – Bilall Kasami falënderon qytetarët dhe Rufat Alilin

Atmosfera e fitores dhe entuziazmi qytetar po ndjehet fuqishëm në çdo cep të Tetovës. Kandidati për kryetar të Tetovës nga Koalicioni VLEN, Bilall Kasami, zhvilloi një tubim të madh në lagjen Migjeni, ku u shfaq mbështetje e jashtëzakonshme nga banorët.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe Rufat Alili, veprimtar i njohur nga SHBA, i cili udhëtoi mijëra kilometra për t’u bashkuar me qytetarët dhe për të përkrahur fitoren e Kasamit.

“Kjo pjesëmarrje në lagjen Migjeni na jep sigurinë se Tetova e vlerëson punën dhe përkushtimin për të mirën e qytetit,” deklaroi Kasami, duke shtuar se Kapitulli i Dytë i zhvillimit të Tetovës do të fillojë menjëherë pas 19 tetorit.

Tubimi u karakterizua nga atmosfera mikëpritëse dhe vendosmëria e banorëve për të mbështetur vazhdimin e punës dhe transformimit të qytetit nën drejtimin e VLEN-it.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT