Saturday, July 27, 2024
spot_img

Mijalkov lirohet para kohe nga burgu

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijalkov, do të lirohet para kohe nga burgu.

Vendimi u bë i ditur nga Gjykata Penale pasi Apeli pranoi ankesën e tij dhe e ktheu çështjen në gjykatën e shkallës së parë.

“Këshilli penal pranë Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar me propozimin e drejtorit të KPD-së së Strugës për lirim me kusht të të dënuarit S. M., pas seancës së mbajtur publike, ka marrë dhe ka shqyrtuar dokumentacionin e plotë në pajtim me udhëzimet e Gjykatës së Apelit Shkup, ka marrë aktvendim me të cilin ka respektuar propozimin e drejtorit të IEVP-së.

Në pajtim me vendimin, i dënuari lirohet nga KPD Strugë më 25.12.2024, dhe lirimi i tij me kusht konsiderohet deri më 25.4.2025.

Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit në Shkup”, njoftoi Gjykata Penale.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT