Thursday, May 2, 2024
spot_img

Milanoviç: Nuk do të jem president për shumë kohë, do të jem Kryeministër i Kroacisë

Presidenti kroat Zoran Milanoviç tha sot se Kroacia është një anëtare besnike e NATO-s, por, theksoi ai, duhet t’i përkushtohet armatosjes së vendit.

“Rafalët” nuk do të zgjidhin asgjë, janë këpucë të shtrenjta, por këmba tjetër është ende në këpucë, tha Milanovic në Gradec, ku po qëndron gjatë festave të Pashkëve.

Milanoviç tha se “aeroplanët janë një gjë e bukur” që HDZ-ja duhet ta kishte shërbyer si “mashtrim zgjedhor”, por duket se nuk do ta bëjnë.

Ai kujtoi se ka ndaluar fluturimet e avionëve Rafale mbi Zagreb dhe se do ta bëjë këtë për sa kohë të jetë president.

“Por unë nuk do të jem president edhe për shumë kohë, do të jem kryeministër”, ka thënë Milanoviq para gazetarëve, transmeton televizioni i Zagrebit N1.

Milanoviç kritikoi sërish Qeverinë dhe kryeministrin Andrej Plenkoviç për rrëzimin e Kushtetutës dhe shmangien e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Ndryshe, portali kroat “Index.hr” sonte, një minutë pas mesnate, si “shaka 1 prilli” ka publikuar informacionin se Milanoviq ka dorëzuar papritur dorëheqjen në Gjykatën Kushtetuese për presidencën dhe se do të zëvendësohet nga themeluesi i lëvizjes “Atdheu”, Miroslav Škoro, i cili ndërkohë pushoi së marrëshuri në politikë.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT