Saturday, July 27, 2024
spot_img

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ua uroi vendin e parë studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ua uroi vendin e parë studentëve të Fakultetit Juridik të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët fituan në garën ndërkombëtare  për gjykim të simuluar në Tiranë në konkurrencë me 16 ekipe të fakulteteve juridike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Ministri Lloga falënderoi studentët, Gentiana Reka Hasipi, Elona Zendeli, Era Gjakova dhe Flutra Xhemaili për suksesin e arritur nën mentorimin e profesoreshës Vedije Ratkoceri dhe u uroi që me njohuritë e tyre të kontribuojnë dhe ato të jenë forca lëvizëse për ndryshimet në sistem dhe shoqëri.

Garat u zhvilluan në dy faza, në fazën e përgatitjes dhe dorëzimit të dokumenteve për lëndët përkatëse gjyqësore, në të cilën një pjesë u diskualifikuan disa fakultete, ndërsa në fazën e dytë dhe përfundimtare, pjesa tjetër e ekipeve vazhdoi me një gjykim të simuluar verbal.

Ekipi i UEJL-it pati një performancë të shkëlqyer në të gjitha fazat dhe u vlerësua me nota të larta nga juria për përgatitjen profesionale, për hulumtimin e bërë dhe për nivelin e lartë të punimeve të arritura, për prezantimin gojor, për bashkëpunimin e ekipit, si dhe për përgatitjen dhe mënyrën se si përgjigjeshin  në pyetjet  e parashtruara nga  ekipet kundërshtare dhe nga juria.

Me studentët u diskutua edhe për përmirësimin e situatës në gjyqësor, për anomalitë dhe për mënyrën e rikthimit të  besimi tek qytetarët.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT