Ministri Orhan Murtezani dhe Bashkim Murtezi në Dollnen, mbështetje për kandidatin Blerim Islami

Dollnen – Ministri për Punë Evropiane, Orhan Murtezani, dhe Sekretari Organizativ, Bashkim Murtezi, zhvilluan sot një takim me qytetarë dhe strukturat lokale në komunën e Dollnenit, në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Blerim Islami.

Gjatë takimit u diskutua për sfidat dhe potencialet e Dollnenit, me theks të veçantë te zhvillimi lokal, infrastruktura dhe bashkëpunimi me nivelin qendror për nxitjen e projekteve konkrete.

“Kjo mbështetje është një sinjal i qartë se Dollneni po bëhet pjesë e rrugëtimit evropian dhe të zhvillimit të qëndrueshëm. Bashkë me Ministrin Murtezani dhe z. Murtezi, ndamë ide dhe vizion për një komunë që ecën përpara,” u shpreh kandidati Blerim Islami.

Takimi u karakterizua nga fryma e bashkëpunimit dhe përkushtimit për një Dollnen më të zhvilluar dhe më afër standardeve evropiane.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT