Miteva: Vendime të rëndësishme nga mbledhja e 46-të qeveritare për cilësi më të mirë të jetesës së qytetarëve dhe për forcimin e ekonomisë

Në mbledhjen e sotme të 46-të qeveritare, miratuam disa vendime të rëndësishme të cilat synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës së të gjithëve, të forcojmë ekonominë tonë dhe të përmirësojmë transparencën.

Vendimi nr. 1 është Masë ekonomike:

U miratuan dy marrëveshje për linjën kreditore prej 250 milionë euro të destinuara për bizneset, duke bërë që këto mjete të bëhen operative. Kjo do të paraqet një impuls pozitiv për kompanitë, me kushte jashtëzakonisht të favorshme, afat kthimi deri në 15 vjet, 3 vjet grejs periudhë dhe normë interesi prej 1,95%. Presim interesim të madh për këtë masë.

Vendimi nr. 2 ka të bëjë me Forcimin e sistemit të prokurimeve publike si pjesë e Agjendës Reformuese, ku janë parashikuar më shumë reforma në pjesën e menaxhimit të financave publike. Komisioni Evropian prej disa vitesh ka kritikuar përdorimin e shpeshtë të ankandeve elektronike dhe e ka identifikuar këtë si një mangësi të rëndësishme në sistemin e prokurimeve publike.

Për këtë arsye, Qeveria shqyrtoi informacionin për detyrimin e uljes së përqindjes së ankandeve elektronike në prokurimet publike në vitin 2025 dhe e njejta të ulet deri në më së shumti 40% nga numri i procedurave të shpallura dhe i obligoi dhe i rekomandoi të gjitha organet shtetërore të ndërmarrin masa për uljen e numrit të ankandeve elektronike.

Më në fund, si pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për veprim në kohë u miratua vendimi i sotëm me të cilin Qeveria miratoi dhe dërgoi në Kuvend shqyrtimin gjashtëmujor të legjislacionit, duke përfshirë propozime ligjore dhe akte të tjera për të cilat do të vendos Kuvendi dhe i njëjti sipas dinamikës përfshin 60 zgjidhje ligjore që dalin nga Programi i Punës së Qeverisë.

Të nderuar qytetarë, transparenca dhe llogaridhënia janë thelbi i punës së Qeverisë sonë qëllimi ynë kryesor është t’ju afrojmë juve me vendimet që marrim. Në këtë mënyrë, ju e dini saktësisht se çfarë bën Qeveria juaj për të përmirësuar jetën tuaj të përditshme.

Ju inkurajoj të qëndroni të informuar për punën tonë dhe të ndani mendimet tuaja me ne, sepse zëri juaj luan një rol kyç në formësimin e politikave tona!”

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights