Saturday, July 27, 2024
spot_img

Modric ka vazhduar kontratën me Realin

Siç raporton “Marka”, Modric ka pranuar një ulje të ndjeshme rroge, por megjithatë e ka konsideruar Realin si destinacionin më të mirë të mundshëm për të.

“Luca e pranoi uljen sepse dëshiron ta përfundojë karrierën te Reali. Ambicia e tij është të jetë kapiten i Realit, ai dëshiron të hyjë në histori duke fituar trofe të rinj dhe veçanërisht një tjetër Champions League”, shkruan “Marka”.

Për një dekadë të tërë, Real përdori formacionin Casemiro-Kross-Modric. Nga sezoni i ardhshëm në klub do të mbetet vetëm Modric.

Casemiro u largua për Manchester United dy vite më parë, Kroos njoftoi dje se do të tërhiqet pas Kampionatit Evropian.

Modric do të ketë mundësinë të thyejë rekordin e Ferenc Puskas dhe të bëhet lojtari më i vjetër që ka luajtur një ndeshje me fanellën e Realit.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT