Moti do të jetë i ndryshueshëm me re dhe me reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 5 deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 14 deri në 19°C.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me re dhe reshje të përkohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperaturat minimale do të zbresin deri në 10°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 16°C.
Ndërkaq nesër, moti do të jetë i ndryshueshëm me re dhe reshje lokale shiu me intensitet të ulët. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
Në Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me re dhe reshje të përkohshme shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior.
Deri të martën pritet të mbajë mot kryesisht stabil, ndërsa të mërkurën janë parashikuar përsëri reshje lokale shiu.