Saturday, July 27, 2024
spot_img

Mos i blini: Këto patotina së shpejti do të ndalohen në të gjithë Bashkimin Evropian

Patate të skuqura të aromatizuara me proshutë të tymosur do të ndalohen në të gjithë Bashkimin Evropian pasi Agjencia Evropiane e Sigurisë Ushqimore (EFSA) zbuloi se shijet e njohura të tymit artificial mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

Gjegjësisht, Agjencia Evropiane ka bërë të ditur se shija e tymit është e lidhur me gjenotoksicitetin, përkatësisht aftësinë e kimikatit për të dëmtuar materialin gjenetik të qelizave, transmeton “Index” kroat.

“Ndryshimet ose mutacionet në informacionin gjenetik në qelizë mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kushteve të tilla si kanceri dhe sëmundjet trashëgimore”, shpjegojnë ata.

Në fund u konkludua se “me këtë lloj toksiciteti nuk mund të përcaktohet një nivel i sigurt aromash”, kështu që në fund të muajit prill u mor vendim për ndalim total. Sigurisht, ndalimi i shitjes së patate të skuqura me shije proshutë nuk do të ndodhë brenda natës. Periudha e përshtatjes do të zgjasë dy vjet në vendet anëtare të BE-së.

“Pas periudhës së largimit, ato aromatizues nuk do të lejohen më për përdorim në BE”, tha EFSA.

Jo vetëm patate të skuqura
Pra, vendet anëtare të BE-së ranë dakord në heshtje për një ndalim në fund të prillit dhe aromatizuesit e tymit do të hiqen plotësisht gjatë disa viteve të ardhshme në të gjithë Evropën.

Por kjo nuk do të ndikojë vetëm tek patatet e skuqura, pasi këto aromatizues shtohen shpesh në mish, djathë, peshk dhe salca të tilla si salca e Barbecue.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT