Pas ceremonisë së pranim–dorëzimit nga ish-kryetari Iljas Veseli, Elmazi premton transparencë dhe përkushtim ndaj qytetarëve.
Sot, Muhamet Elmazi mori zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Sarajit, pas ceremonisë së pranim–dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari, z. Iljas Veseli.
Ky moment për kryetarin e ri nuk është vetëm një përgjegjësi, por edhe një nder i madh për të shërbyer me përkushtim ndaj çdo banori të komunës, pa dallim përkatësie, ideje apo bindjeje.
Elmazi zotohet se do të punojë me nder, transparencë dhe përgjegjësi, duke e bërë komunën një vend të zhvillimit, mirëqenies dhe bashkëpunimit të ndërsjellë.
“Zoti na ndihmoftë!”, tha kryetari i ri i Sarajit.


