Friday, May 3, 2024
spot_img

Musa Xhaferi tha se këtu jemi mbledhur që të promovojmë kandidatin e Frontit Europian për president Bujar Osmani

Musa Xhaferi tha se këtu jemi mbledhur që të promovojmë kandidatin e Frontit Europian për president Bujar Osmani i cili në menyrë transparente e ka prezantuar platformën, iden dhe qellimin e presidentit të parë shqiptar.

Ne pretendojmë të jemi në raundin e dytë zgjedhor. I’u bëjmë thirrje të gjithë atyre që hezitojnë  të behen pjesë e këtij Fronti, pa marrë parasysh përkatësin etnike ta bashkojmë votën në këtë Front për arsye se ky Front do të jetë  i fortë në Parlament që  të  imponojë sa ma shpejtë ndryshimet kushtetuese dhe ndryshimet tjera që hapin rrugën e integrimit europian, vlerësoi Xhaferi.

Fehmi Skender nga TDP tha se Fronti Europian do të shënojë fitore me 24 prill dhe 08 maj.

Rruga drejt Europës kalon nëpërmjet Frontit Europian. Me 24 prill të dalim të gjithë të votojmë për vizionerin për Maqedoninë Veriore moderne, për vizionerin që do të na qojë përpara, që të rinjtë tanë të mos udhëtojnë në Europë, por Europa të vjenë këtu. Me 24 prill është referendumi i parë ndeësa me 08 maj është i dyti ku do të festojë Fronti Europian, u shpreh Skender.

Kreshnik Bekteshi të gjithë të pranishmëve iu bëri thirrje që të mbështetet kandidati i Frontit Europian për president Bujar Osmani.

Kandidati Bujar Osmani nuk mund të krahasohet jo me Taravarin, por edhe me asnjë kandidat tjetër që janë në garë. Pse e them këtë? E them duke marrë parasysh përkushtimin dhe përvojën që ka Osmani. Të gjithë ju bashkë të etnive të ndryshme me 24 prill të votojmë Bujar Osmanin për  president dhe me 8 maj te votojmë Frontin Europian me 25 mandate për të krijuar qeverinë e ardhshme, nënvizoi Bekteshi.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT