Sot, në ambientet e Myftinisë së Tetovës, u realizua një vizitë mirësjelljeje nga Koordinatori i Fondacionit Hayrat për Ballkan, z. Emre Aracı. Ai u prit nga Myftiu i Tetovës, mr. Selver Xhemaili, me të cilin zhvilloi një takim të ngrohtë dhe miqësor.
Gjatë kësaj vizite, Fondacioni Hayrat i dhuroi Myftinisë 400 ekzemplarë të Kur’anit të shenjtë – një kontribut i çmuar që pritet të plotësojë nevojat e nxënësve dhe kursantëve në kuadër të institucioneve arsimore fetare të qytetit.
Myftiu Xhemaili vlerësoi lart këtë gjest, duke theksuar se mbështetja e sinqertë dhe përkushtimi ndaj mësimdhënies së Kur’anit përbëjnë një ndihmë të rëndësishme për komunitetin. Palët shprehën gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin, veçanërisht në fushën e arsimit.
Myftinia e Tetovës i shprehu falënderimet më të sinqerta Fondacionit Hayrat dhe z. Emre Aracı për vëmendjen, mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

