Sot, më 29 shtator 2025, Myftiu i Tetovës, Dr. Selver ef. Xhemaili, priti në vizitë vëllazërore Myftiun e Gostivarit, h. Sabahudin ef. Zendeli, së bashku me stafin e tij operativ, si dhe Myftiun e Kërçovës, Qamil ef. Rushiti, me operativën e tij. Myftininë e Tetovës gjithashtu e nderoi me vizitën e tij edhe koordinatori i Medresesë Isa Beu – Paralelja e vajzave në Gostivar, Prof. Afrim ef. Alija.
Mysafirët nderuan nikoqirin me disa dhurata simbolike e speciale, duke shprehur urimet më të sinqerta për punën dhe përgjegjësitë e tij.
Myftinia e Tetovës shpreh mirënjohje për këtë vizitë të ndërsjellë e vëllazërore.