Myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili së bashku me ekipin e tij operativ, sot priti për vizitë Myftiun e Shkupit, Dr. Qenan ef. Ismailin, i shoqëruar nga sekretari Nexhmi ef. Ferati dhe referentët e tij, Fejsall ef. Kadriu dhe Ali ef. Ziberi.
Gjatë këtij takimi frytdhënës u bisedua mbi bashkëpunimin e ndërsjellë, projektet e përbashkëta dhe përmirësimin e shërbimeve fetare për besimtarët e dy qyteteve, Tetovës dhe Shkupit.
Myftiu i Tetovës shprehu falënderimet e tij të sinqerta për vizitën dhe bashkëbisedimin vëllazëror, duke theksuar rëndësinë e forcimit të lidhjeve mes dy myftinive në funksion të misionit të përbashkët fetar dhe kulturor.