Sot, 24.11.2025, Myftiu i Tetovës dr.hfz. Selver Xhemaili mirëpriti në takim ambasadorin e Francës në Maqedoninë e Veriut z.Christophe LE RIGOLEUR i shoqëruar nga z. Ardian Ramadani përkthyes dhe pjesë e stafit të tij, si dhe znj. Ljupka Dimova, atashe gjuhësore. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë, dialogun ndërfetar dhe iniciativat që kontribuojnë në mirëkuptimin dhe zhvillimin e jetës fetare dhe kulturore.
Myftiu Xhemaili në këtë takim ishte i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij Rexhep Veseli, Semir Fazliji, Mahmud Emini dhe Muhamed Berzati. Ai e njohtoi ambasadorin për organizmin e jetës fetare në Tetovë si dhe shprehu falënderim për vizitën dhe vlerësoi angazhimin e ambasadës franceze në nxitjen e bashkëpunimeve kulturore dhe shoqërore në vend.
Një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

