Në moshën 49-vjeçare, në Stamboll të Turqisë, ka ndërruar jetë Mirlinda Imami, autore e njohur e emisioneve argëtuese dhe motivuese “Qejfi më i madh se Stambolli”.
Mirlinda Imami, e cila në vitet ’90 ishte një figurë ikonike e qytetit të Pejës, njihej për guximin, vendosmërinë dhe frymën e saj inovative. Ajo la pas bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Ndërsa për muaj të tërë luftoi me sëmundjen e rëndë, trajtime të specializuara mori në Turqi, vend ku kishte ndërtuar familjen e saj. Lajmin për ndarjen nga jeta e ka bërë publik familja e ngushtë në Pejë.