Lajmi për ndarjen e papritur nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi ka prekur thellë komunitetin artistik, mes të cilëve edhe këngëtarin Blero, i cili ka bërë një propozim publik konkret për të nderuar kolegun e tij.
Në reagimin e tij, Blero e cilësoi Shpatin si një nga figurat më të shquara të muzikës së fillimviteve 2000, me këngët e të cilit janë rritur dhe frymëzuar gjenerata të tëra.
Nisur nga kontributi i tij i madh dhe tronditja që ka shkaktuar ikja e tij e parakohshme, Blero ka bërë një kërkesë publike. Ai është shprehur se do të ishte një gjest njerëzor dhe i duhur që “dita e nesërme të shpallet ditë zie”, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e artistit.
Sipas Bleros, ky veprim do të ishte akti më i lartë i respektit dhe solidaritetit ndaj familjes Kasapi, kolegëve dhe mijëra qytetarëve që e kanë duartrokitur ndër vite muzikën e tij.

