Ndërroi jetë humoristi i njohur kosovar Fadil Gashi, aktori i “Ue ue show”

PRISHTINË, 22 Maj 2026 – Ka ndërruar jetë në moshë të parakohshme humoristi i njohur nga Kosova, Fadil Gashi, i cili u bë gjerësisht i njohur për publikun përmes angazhimit të tij në emisionet humoristike “Ue ue show”. Lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale.

 

Në mesazhin e lëshuar nga familja Gashi shprehet dhimbja e madhe për humbjen e familjarit të tyre, ndërsa bëhet e ditur se miqtë, kolegët dhe opinioni publik do të njoftohen në kohë të rregullt për detajet dhe ceremoninë e varrimit.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek AI është rikthimi! Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga familjarët.

Fadil Gashi ka lënë gjurmë në skenën e humorit televiziv në Kosovë, duke u shndërruar në një figurë mjaft të dashur për shikuesit me personazhet dhe skeçet e tij komike. Ndarja e tij nga jeta ka sjellë reagime të shumta dhe mesazhe ngushëllimi nga ndjekësit dhe komuniteti i artistëve.

TË NDRYSHME

TË FUNDIT