Saturday, May 18, 2024
spot_img

Ndërroi jetë Ismail Rexhepi-Mala, ish-ushtari i UÇK-së

Në moshë të re 46 vjeçare sot ka ndërruar jetë Ismail Rexhepi-Mala, intelektual kumanovar dhe ish-ushtar i UÇK-së né Kosovë dhe Maqedoni.

Lajmi mortor është komunikuar nga familjarë dhe miq të tij.

“Vëllezër dhe motra ju informojme se sot pushoi së rrahuri zemra e ish luftëtarit të paepur të lirisë në Ushtrine Çlirimtare të Kosovës – Zona operative e Dukagjinit dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare Ismail Rexhepi – Mala nga Kumanova”, thuhet në njoftim.

Ismail Rexhepi-Mala, qysh në moshë të re iu kyç UÇK-së, ndërsa u shkollua në Universitetin e Izmirit në Turqi, duke dal jurist i diplomuar.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT