Saturday, July 27, 2024
spot_img

NDËRRON JETË PROFESORESHA E MEDRESESË ISA BEU MR. HATIXHE IMERI ISEINI NGA DOBËRDOLLI

Sot më 16.01.2024 Bashkësia Fetare Islame e RMV dhe Medreseja Isa Beu mori lajmin e hidhur me rastIn e ndërrimit jetë të teologes dhe mësimdhënëses së mirënjohur, profesoresha Mr Hatixhe Imeri Iseini, e cila tërë jetën ia kushtoi shpjegimit të Islamit dhe mësimdhënies në SHMI ” Medreseja Isa Beu” – disa vite në degën e paraleles së shtrirë të vajzave në Tetovë, e prej vitit 2008 në ate të Gostivarit. Mr Hatixhe Imeri Iseini njihet si njëra ndër themeltaret e procesit edukativo- arsimorë në Paralelet e vajzave , në veçanti në lëndën e Fik’hut – Jurisprudencës islame, si dhe në lëndën e Usuli Fikhut – Bazat e Sheriatit islam. U shqua me moral dhe vullnet të lartë dhe me punë e shpjegim të hollsishëm në lēndët që i ligjëronte. Me strategji dhe urtësi ju shpjegonte nxënëseve duke nxjerrë me qindra nxënëse të edukuara dhe mirë të përgatitura për vazhdimin e studimeve. Ishte e palodhshme në punën e saj të mësimdhënies dhe la gjurmë të pashlyeshme në këtë sferē dhe më gjërë.

Përndryshe Mr. Hatxhe I Iseini është vajza e teologut të mirënjohur nga Gostivari, ish referent në Myftininë e Gostivarit H. Hfz. Besir ef Imerit dhe bashkëshortja e Prof. Xhevdet Iseinit – mësimdhënës në Paralelen e shtrirë të vajzave në Gostivar si dhe teolog i mirënjohur nga fsh. Dobërdoll.

Bashkësia Fetare Islame e RMV dhe Reisul Ulema i BFI H. Hfz. Shaqir ef. Fetai familjes Imeri dhe Iseini Ju shpreh ngushllime të thella duke i’u lutur Allahut të Madhërishëm që t’ju jep durim të paluhatshëm, ndërsa Merhumes t’i falë xhennetin e amshueshëm

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT