Saturday, April 20, 2024
spot_img

       Ndryshimi duhet edhe në ekonomi

Qeveria Gruevski,u mundua që t’i favorizojë prodhimet vendore me sloganin “Bleni prodhime vendore”. Ky slogan është ndeshje e botkuptimeve socialiste me ekonominë liberale të tregut.

Me slogane dhe me apele nuk zhvillohet ekonomia,duhet respektuar ligjet ekonomike të cilat ndikojnë në zhvillimin,gjegjësishtë në stagnimin e ekonomisë nacionale.

Nuk duhet të jesh akademik për t’a vërejtur se në treg hasim në shumë artikuj nga importi të cilët dalin me ofertë të çmimit më të lirë se sa disa artikuj vendor.Pse ndodh kjo dukuri. Analizat duhet të jenë thelbësore dhe të detektohen faktorët determinantë në prodhimtari.

Perfomancat e ndërmarjeve prodhuese duhet të influencohen nga një numër i madh faktorësh. Studimi intrigues i perfomancës së ndërmarjeve prodhuese ka të bëjë me diversitetin e çështjeve dhe pyetjeve të cilat gjenerohen nga kërkimet operacionale,numerike nga të dhënat e statistikës.

Struktura e menaxherëve ekonomik vjen në pikpyetje pasi që rezultatet gjenerojnë performancë të pa dëshiruar për ekonominë e vendit.Struktura e menaxherëve jo professional dhe i udhëheqsve jo profesional në sektorin ekonomiko-zhvillimorë gjenerojnë perfomancë negative në ekonominë globale të vendit.

Mungon detektimi i faktorëve negative,prandaj edhe stagnimi është evident. Nga të dhënat analitike mungon hulumtimi në gjetjen e defektit,i cili është faktor negativ i ngecjes së prodhimtarisë vendore. Parimishtë duhet ndryshuar dhe reformuar strukturën menaxhuese të ekonomisë. Përveç strukturave manaxhuese duhet të ndryshohen edhe disa dispozita ligjore, nga politika fiskale,ndaj lëndës së parë,mjeteve të punës etj. Komponentat të cilat e ngarkojnë koston e çmimit të prodhimin, të menjanohen.Vendi disponon me resurse të mjaftueshme.

Nëse nuk i detektojmë faktorët negative dhe mos t’i eliminojmë,do të stagnojë prodhimi dhe kompanitë prodhuese do t’a ulin efikasitetin e prodhimtarisë, automatikishtë pasivizohen si agregat finaciarë,kjo dukuri stagnuese do t’i shkurtoje vendet e punës,puntorët do të ngelin pa punë, aktivizohet spiralja e pakënaqsive,dhe shpëtimin do t’a kërkojnë në vendet e jashtme, shteti do të ngelë pa forcë prodhuese dhe pa populate.

Prodhimet vendore gradualishtë do t’a humbin tregun vendor,sepse oferta e mallrave të jashtëm me çmime më ulta do të shiten më lehtë,dhe  me automatizëm do t’a mbizotrojnë tregun mallrat e importuara,sepse duhen të kënaqen nevojat e populates për mallra të konsumit të gjërë.

Kjo dukuri anomalike e preokupon edhe politikanin Izet Mexhiti i cili angazhohet t’a sjell ndryshimin edhe ne organizimin ekonomik të vendit,me këtë akt do të përmirësohet mirqenja ekonomike e populatës në vend,Direktë e përmirëson standardin e të gjthë qytetarëve në shtet.Shtetet perëndimore përkushtohen me seriozitetin më lartë për t’a mbajtur ekonominë stabile,duke u nisur  nga tre krizat ekonomike botrore kanë përvojë të hidhur,sepse ekonomia jo stabile u ka prurë luftë qytetare. Vlen aksioma se pa ekonomi të shëndoshë nuk do të ketë stabilitat në shtet.

Nexhat Bexheti nga Lëvizja Demokratike

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT