Në kuadër të fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, forumi i gruas i Koalicionit VLEN – Komuna e Bogovinës organizoi diskutimin me temën “Çdo ditë VLEN për jetën tënde”, me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e zbulimit të hershëm dhe kontrolleve të rregullta shëndetësore.
Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, i cili përshëndeti pjesëmarrëset dhe theksoi rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin e grave dhe mbështetja institucionale në këtë drejtim.
“Kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët. Duhet të krijojmë kushte që çdo grua të ketë qasje të lehtë në kontrolle dhe informim të vazhdueshëm shëndetësor,” u shpreh Abazi.
Ligjërues i diskutimit ishte Dr. med. Argjend Imeri, radiolog dhe subspecialist i diagnostikës së gjirit, i cili ndau njohuri profesionale mbi parandalimin e kancerit të gjirit, rëndësinë e mamografisë dhe kujdesin e rregullt mjekësor.
Ngjarja u vlerësua si një nismë e rëndësishme sensibilizuese, që u shërben grave të komunës si kujtesë se çdo ditë është e vlefshme për jetën.