Saturday, May 4, 2024
spot_img

Në Bruksel, takim i ri për përdorimin e dinarit serb në Kosovë

Negociatorët kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve do të mbajnë sot (25 prill) takime të reja në Bruksel për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes për transferimin e aseteve financiare në dinarë nga Serbia në Kosovë.

Ky do të jetë takimi i pestë i kryenegociatorëve të dy vendeve për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit në Kosovë u ndalua në shkurt.

Për këtë temë, Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia do të takohen me të dërguarin special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Janë të mundshme edhe takime të përbashkëta mes tyre, nëse ka vullnet të palëve për një gjë të tillë.

Me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), nga 1 shkurti, euro caktohet si valuta e vetme në Kosovë për pagesa me para të gatshme. Hyrja në fuqi e këtij dekreti ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të shtetit dërgon ndihmë financiare për serbët që jetojnë në Kosovë.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar nga Kosova që ta pezullojë këtë rregullore, për t’u dhënë kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT