Tuesday, April 30, 2024
spot_img

Në ENER – Ligji për nxitjet tatimore për donacione dhe sponsorizime në aktivitetet me interes publik

Qëllimi i ligjit është nxitja e donacioneve me qëllim të realizimit, avancimit, promovimit dhe mbështetjes së aktiviteteve me interes më të gjerë publik. Të gjitha palët e interesuara dhe të prekura në periudhën e ardhshme kanë mundësinë të shqyrtojnë  ligjin dhe të japin komentet, propozimet apo sugjerimet e tyre.

Zgjidhja ligjore që propozohet do të kontribuonte për:
• Inkurajimin e punës së organizatave civile përmes metodës shtesë për financimin  dhe përmbushjen e misioneve të vendosura
• Inkurajimin e donatorëve me nxitjen e filantropisë lokale
• Forcimi i filantropisë nëpërmjet nxitjeve  tatimore për të stimuluar donatorët e mundshëm për të mbështetur iniciativë me përfitim publik
• Parandalimi/minimizimi i mundësisë së mashtrimit, si dhe rritja e transparencës dhe përgjegjësisë së pranuesve të donacioneve
• Promovimi i përdorimit efikas të burimeve në dispozicion.
• Uljen e ndjeshme të barrës administrative të institucioneve, efikasitetin e  administratës dhe përdorimin e sistemeve elektronike.

Me zgjidhjet e propozuara rregullohen dhënia dhe marrja e donacioneve dhe sponsorizimeve për të cilat dhënësi  dhe marrësi mund të kërkojnë nxitje tatimore, qëllimi i dhënies dhe marrjes, dhënësit dhe marrësit, subjekti, përdorimi dhe llojet e nxitjeve tatimore dhe evidentimi dhe kontrolli i donacioneve dhe sponsorizimeve në aktivitetet me interes publik. Ky ligj nuk zbatohet për donacionet dhe sponsorizimet për të cilat dhënësi ose marrësi nuk kërkojnë nxitje tatimore.
Ky propozim bazohet në ekspertizën kryesore, një sërë  konsultimesh të vazhdueshme me përdoruesit e ligjit (institucionet, sektori jofitimprurës, komuniteti i biznesit, donatorët individualë) për një periudhë më shumë se 10 vjeçare.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT