Sunday, April 28, 2024
spot_img

Në Fakultetin e Arteve të UT-së u realizua masterklas nga ilustratori dhe disenjatori italian Luka Boskardini

Në Fakultetin e Arteve të UT-së u realizua masterklas nga ilustratori dhe disenjatori italian Luka Boskardini

Sot në Fakultetin e Arteve, në programin studimor Art Figurativ u realizua një masterklas nga Luka Boskardini – ilustrator dhe disenjator lodrash për marka të njohura botërore. Ai fillimisht u prit nga stafi i Fakultetit të Arteve dhe Prorektori për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti i cili në shenjë falënderimi për prezencën e tij në Universitetin e Tetovës, i dhuroi monografinë e këtij institucioni në të cilën pasqyrohet veprimtaria arsimore-shkencore ndër vite.

Ndërkaq artisti dhe disenjatori italian Luka Boskardini shprehu kënaqësinë e tij të veçantë që e vizitoi Universitetin e Tetovës për të parë dhe për të punuar nga afër me studentët e Fakultetit të Arteve. Ai tha se në qoftë se nëpërmjet këtij masterklasi do të mund të inspironte të paktën një student, do ta konsideronte këtë masterklas si sukses. Nga ana tjetër, prodekania për shkencë e Fakultetit të Arteve, njëherazi koordinatore e këtij masterklasi, Prof. Dr. Nora Halimi theksoi rëndësinë e ndarjes së përvojave të artistëve ndërkombëtarë me studentët tanë, si ndihmë në rritjen e tyre profesionale.

Ky aktivitet është bashkëpunimi i radhës i Universitetit të Tetovës me Ambasadën e Republikës së Italisë dhe Agjencinë Tregtare të Italisë dhe realizohet në kuadër të agjendës kulturore të Ditëve të Dizajnit Italian 2024.

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT