Në Maqedoni vitin e kaluar janë importuar 65 automjete me vlerë mbi 100,000 euro.

Në Maqedoni vitin e kaluar janë importuar 65 automjete pasagjerësh me vlerë mbi 100,000 euro, njofton Drejtoria e Doganave për „Bloomberg Adria“. Kjo është pesë më pak krahasuar me vitin 2023, kur në vend janë importuar 70 automjete luksoze që kalojnë kufirin prej 100,000 eurosh, shkruan Bloomberg Adria.

„Pjesa më e madhe e automjeteve janë importuar nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar dhe janë nga markat ‘Mercedes’, ‘Porsche’ dhe më pak ‘Land Rover’“, thuhet në përgjigjen që kemi marrë nga Drejtoria e Doganave. Ne po analizojmë se cilat janë taksat për importin dhe kush i blen automjetet luksoze tek ne.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights