Sunday, April 28, 2024
spot_img

Në Universitetin e Tetovës Albanian ICT Awards e prezantoi garën mbarëkombëtare të Inovacionit dhe Teknologjisë

Në Universitetin e Tetovës Albanian ICT Awards e prezantoi garën mbarëkombëtare të Inovacionit dhe Teknologjisë 

 

Në Universitetin e Tetovës sot ekipi i Albanian ICT Awards, para studentëve dhe stafit akademik të Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore i prezantoi kriteret e garës mbarëkombëtare të Inovacionit dhe Teknologjisë.

 

Fillimisht ata realizuan një takim me Prorektorin për Shkencë, Prof. Dr. Agon Memeti dhe më pas, para studentëve dhe profesorëve përmes një prezantimi më të hollësishëm informuan për kategoritë e ICT Awards si dhe kriteret e aplikimit për secilën kategori.

Ata theksuan se edicioni ICT Awards12 edhe këtë vit ka afat të kufizuar të aplikimeve dhe data e mbylljes së aplikimeve është deri më 31 mars 2024.

 

Të interesuarit mund të aplikojnë duke klikuar: https://ictawards.org/2023/cmimet/

 

Albanian ICT Awards për të dymbëdhjetin vit me radhë mirëpret dhjetëra aplikime, ku pjesa më e madhe realizohen nga studentët që kanë interes edhe për fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

 

Si një skenë e madhe arritjesh e yjeve shqiptare në teknologji, inovacion e sipërmarrje, Albanian ICT Awards është shndërruar jo vetëm në një ngjarje unike, por edhe në një katalizator jetik për ekosistemin duke promovuar, nxitur e inspiruar ide formësuese dhe transformuese për mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë.

 

 

 

 

 

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT