Saturday, July 27, 2024
spot_img

Nesër do të formohen komisionet parlamentare

Kuvendi ka caktuar seancën e Komisionit të Zgjedhjeve dhe Emërimeve për nesër në mesditë.

Siç thuhet në faqen e Kuvendit, në rendin e ditës të seancës së parë të këtij Komisioni janë përcaktimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e kryetarëve, nënkryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të komisioneve të Kuvendit, shqyrtimi i një kërkesë nga ish-presidenti Stevo Pendarovski, për suspendim të së drejtës për pension pas përfundimit të detyrës dhe shqyrtimin e kërkesave për realizimin e pagës pas përfundimit të detyrës si deputet.

Zgjedhja e kryetarëve dhe anëtarëve të Komisionit Parlamentar Legjislativ dhe Juridik dhe Komisionit të Sistemit Politik është diskutuar edhe në koordinimin e parë të rregullt të sotëm të kryeparlamentarit Afrim Gashi me përfaqësuesit e të gjitha partive politike në përbërjen e re parlamentare.

TE NDRYSHME

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
- Advertisement -spot_img

TE FUNDIT